-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni i SPAK/ Arrestime në IMT për korrupsion dhe ndërtim pa leje

Kryesoret

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për korrupsion.

Deri më tani janë arrestuar dy persona, ndërsa të paktën dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vjen pas denoncimeve se zyrtarët merrnin para nga biznese të ndryshme në këmbim të lehtësirave ose mbylljes së syve ndaj shkeljeve.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, është arrestuar edhe ish-kryeinspektori i IMT-së në Bashkinë Durrës, Ardian Halili, për ndërtim të paligjshëm në një zonë bregdetare në fshatin Shetaj të Ishmit.

Ai akuzohet për ngritjen e një resorti luksoz pa leje në vitin 2017, në kohën kur mbante funksione publike.

Hetimet paraprake tregojnë se kompleksi me pishina, ambiente banimi dhe struktura shërbimi, është ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit