Policia italiane ka arrestuar një 19-vjeçar shqiptar në Bastia Umbra pasi iu gjetën dy doza kokaine dhe 790 euro në kartëmonedha të vogla, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës.
I riu u ndalua teksa lëvizte me një makinë me qira dhe u bë subjekt kontrolli për shkak të sjelljes nervoze.
Pas arrestimit, ai u dërgua në paraburgimin e Assisit dhe më pas u la në “detyrim paraqitjeje” nga gjykata e Perugias.
Mësohet se shqiptari kishte hyrë në Itali me një vizë turistike tremujore, një praktikë që, sipas autoriteteve, përdoret shpesh nga grupet kriminale për trafik droge dhe rekrutime.