-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump heq mbrojtjen speciale për Kamala Harris, e cila ishte zgjatur nga Biden

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi më 28 gusht një dokument që heq mbrojtjen e veçantë të ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris nga Shërbimi Sekret, duke përmbysur urdhrin e paraardhësit të tij, Joe Biden.

Sipas ligjit federal, ish-zëvendëspresidentët kanë mbrojtje vetëm për gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit, që për Harris skadoi në korrik 2024.

Biden kishte zgjeruar mbrojtjen për një vit tjetër, por Trump e anuloi këtë zgjatje, me efekt që hyn në fuqi më 1 shtator 2025.

Harris po përgatitet për një turne kombëtar promovimi për librin e saj të ri, ndërsa heqja e mbrojtjes së veçantë ka shqetësuar ekspertët e sigurisë, pasi kjo do të thotë humbje e mbështetjes së plotë të Shërbimit Sekret, përfshirë mbrojtjen 24-orëshe dhe monitorimin e kërcënimeve.

Kostoja e një mbrojtjeje private me nivel të ngjashëm vlerësohet në miliona dollarë në vit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit