Një përplasje e dhunshme mes dy grupeve ka ndodhur në një lokal në Korçë, duke përfunduar në përdorimin e karrigeve, shkopinjve të bejsbollit dhe mjeteve prerëse.
Policia ka arrestuar deri tani 9 persona, ndërsa po vijon identifikimi i të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
Dyshohet se edhe disa nga të plagosurit janë mes të arrestuarve. Konflikti mendohet se ka nisur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.
Janë sekuestruar pamjet filmike për hetime të mëtejshme.
/5pyetjet.al