Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për skemën mashtruese online “XUEX”, që dyshohet se ka vjedhur para nga qytetarë, kryesisht në Lushnjë dhe Divjakë.
Ai u ka bërë thirrje viktimave të denoncojnë rastet, në mënyrë që autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare të mund të ndjekin përgjegjësit e kësaj skeme piramidale.
Denonconi pranë autoriteteve grabitjen e para e tuaja, siç qytetarët evropianë bënë pranë autoriteteve të tyre për Call center-at me bazë në Shqipëri që i grabisnin. Bëjeni që autoritet shqiptare në bashkëpunim me ato ndërkombëtare të ndjekin zotëruesit e piramidave”, shprehet ai.
“Paratë tuaja i ka dhe i ka bllokuar, grabitur Leo Smith-XUEX në këtë rast, TXEX më parë, GROKR”, shkruan ai.








