Parlamenti grek miratoi sot një ligj të diskutueshëm që parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në vend.
Ligji u miratua nga shumica e partisë konservatore në pushtet, Demokracia e Re (ND), partisë nacionaliste Niki dhe deputetëve të pavarur të ekstremit të djathtë. Ndërsa të gjitha partitë e majta votuan kundër ligjit.
Ligji parashikon kthime të detyruara për azilkërkuesit e refuzuar, nëse ata nuk vendosin të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre. Qëndrimi i paligjshëm përbën vepër penale dhe dënohet me dy deri në pesë vjet burgim.
Dënime me të paktën tre vjet burgim parashikohen për të huajt që u është lëshuar urdhër kthimi dhe që kthehen në Greqi pa dokumente.