Të enjten Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin. Trajneri i kombëtares, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat dhe u shpreh se kërkohet fitorja. Ai tha se Broja është lojtar i mirë dhe duhet të luajë sa më shumë.
“Broja është mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që është e rëndësishme për të që duhet btë vijojë të luajë. Është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të futet në fushë, të ndihmojë skuadrën, të fitojë eksperiencë. Ka ndryshuar në 15 ditët e fundit. Akoma jeton në Angli, por ka ndryshuar mentalitet. Po bëhet shumë mirë. Nuk ka asnjë problem fizik, momentalisht është shumë mirë.
Është ndeshje e rëndësishme, ju a thashë më parë. Jemi mësuar me presionin, madje dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në ndeshje të tilla duhet të përballesh. Duhet të luash mirë. E dimë që nuk kemi asnjë shans tjetër nëse marrim një rezultat të ndryshëm nga fitorja.”, tha Barjami.