Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të flasë shumë shpejt me homologun rus Vladimir Putin.
“Ne kemi ndërmarrë veprime shumë të forta. Por do të flas me të gjatë ditëve të ardhshme dhe do ta shohim me të. Do të mësoj saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Trump.
Ai ka shprehur se beson se do të ketë zgjidhje për luftën në Ukrainë
“Lufta është një gjë shumë interesante. Nuk i dihet kurrë me luftën. Lufta është komplekse, e rrezikshme dhe çfarë rrëmuje. Çfarë rrëmuje e mallkuar”, ka thënë Trump.
“Do të bëhet në një mënyrë ose në një tjetër. Por ata duhet të ndalojnë së vrari të gjithë këta shpirtra”, ka shtuar presidenti Trump.