-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Shqiptarët më të keqpaguarit në Europë

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i cilëson shqiptarët më të keqpaguarit në Europë. Xhixho me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se me page minimale vetëm 408 euro, amiljet shqiptare jane renditur me të ardhura të ulëta dhe janë më të varfrat në kontinent.

Reagimi:

Shqiptarët janë më të keqpaguarit në Europë. Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas EUROSTAT. Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.
Është e qartë që krahasimi me Europën është i vështirë, edhe pse kryeministri ua tundi para fytyrës pasaportën europiane shqiptarëve të varfër. Por edhe krahasimi me fqinjët na tregon se jemi të fundit.
Shqipëria – 408 euro
Mali i Zi 670 euro
Serbia – 618 euro
Maqedonia e Veriut – 584 euro
Bosnjë-Hercegovinë – 511-600 euro
Paga minimale në Shqipëri nuk është rritur që nga viti 2023. Ndërkohë, çmimet janë dyfishuar. Kemi pagat më të ulëta në Europë dhe çmime mbi mesataren e BE.
Konsumi ka rënë, sepse fuqia blerëse ka rënë dukshëm. Në Shqipëri sot ka mijëra familje që nuk sigurojnë dot ushqimin bazë, ndërkohë që 60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime.
Qeveritë e vendeve fqinje i kanë rritur dukshëm pagat minimale dy vitet e fundit.
Serbia, rritje me 34%
Mali i Zi, rritje me 25%
Maqedonia e Veriut, rritje me 20%
Ndërsa rritja e pagës minimale në Shqipëri për dy vitet e fundit ka qenë 0%, sepse para së gjithash, kjo qeveri mendon për xhepat e vet dhe të një grushti njerëzish, me të cilët ndan paratë e pasuritë e vendit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit