Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një burrë e grua janë gjetur të pajetë në apartamentin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Neos Kosmos të Athinës.
Viktima ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte plagë me armë zjarri në kraharor. Ndërsa burri, rreth 64 vjeç ishte i qëlluar me armë zjarri. Pranë trupave të pajetë u gjet arma e krimit si dhe dy gëzhoja, që dyshohet për një vrasje e më pas vetëvrasje.
Në fillimisht dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe disa ditë më vonë ka kryer vetëvrasje. Ndërkohë në vendngjarje pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.
Kjo ngjarje u zbulua nga fqinjët të cilët nuhatën re një erë të rëndë që vinte nga apartamenti i çiftit dhe një dritë që qëndronte ndezur për ditë të tëra, duke ngjallur dyshime.