Shqipëria U21 është mundur 2-0 nga Gjermania U21 në një ndeshje miqësore të zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Ky ishte testi i parë serioz në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U21, që do të mbahet në Shqipëri më 2025.
Gjermanët shënuan dy herë në pjesën e dytë: fillimisht Ansah në minutën e 48-të dhe më pas Pejçinoviç në të 52-tën, duke përfituar nga pasiguria në mbrojtjen kuqezi.
Shqipëria pati disa tentativa për të rrezikuar, por nuk arriti të konkretizonte përballë një kundërshtari shumë më cilësor dhe me emra që po ndiqen edhe për Kombëtaren A, si Brajan Gruda dhe Nelson Vaiper.
Pavarësisht humbjes, trajneri Alban Bushi pati mundësi të testojë një numër të madh lojtarësh, duke bërë shumë zëvendësime gjatë ndeshjes.