-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Policia e Kosovës shtyllë e sigurisë dhe bashkëjetesës në 26-vjetorin e themelimit

Kryesoret

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ceremonisë për 26-vjetorin e Policisë së Kosovës, e cilësoi këtë institucion si shtyllën kryesore të rendit dhe sigurisë në vend, duke theksuar se Policia ka qëndruar e palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe Republikës.

Ai premtoi mbështetje institucionale të vazhdueshme dhe vuri në pah angazhimin e Policisë, sidomos në veri, në luftën kundër krimit dhe strukturave ilegale.

“Nuk është vetëm një datë që e shënojmë në kalendar, por një tregues i zhvillimit dhe bashkërendimit mes institucioneve dhe qytetarëve,” tha Kurti, duke shtuar se arrestimet për krime lufte tregojnë angazhimin për drejtësi dhe respekt ndaj viktimave.

Ai përmendi edhe rolin e grave dhe përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në Policinë e Kosovës si shembull të integrimit dhe bashkëjetesës, në kontrast me diskriminimin që vazhdon në rajon. Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, shprehën gjithashtu përkushtimin ndaj rendit dhe sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit