Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron pas sulmit më të madh ajror që Rusia ka ndërmarrë ndaj vendit që nga nisja e luftës në shkurt 2022.
Gjatë natës, Ukraina u përfshi nga një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke shkaktuar të paktën pesë viktima, mes tyre tre në Kiev.
Selia e qeverisë në kryeqytet u dëmtua rëndë, me flakë që përfshinë katet e sipërme të ndërtesës.
Zelensky theksoi se po koordinohen përpjekjet diplomatike për të siguruar një reagim ndërkombëtar.
Ndërkohë përpjekjet diplomatike të presidentit amerikan Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit duket se kanë ngecur.









