Mesfushori Luka Modric ka folur për aventurën e tij të re me fanellën e Milan. Ai ka dhënë përshtypjet e tij të para për ditët që ka kaluar në Milanello.
“Të gjithë më kanë pritur shumë mirë, në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam entuziast për klubin dhe madhështinë që ai ka. Duket që është një nga klubet më të mëdha në botë”, tha mesfushori.
Modric shtoi se “Aktualisht, Milan nuk është në nivelet dhe rezultatet e dikurshme, por jemi të gjithë duke punuar që të shkojmë në ato nivele”.


 
                                    





