Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari në një deklaratë për mediat ka folur për kthimin e produkteve shqiptare nga vendet si Kroacia dhe Sllovenia.
Muçollari shprehet se qeveria ka dështuar në kontrollin e sigurisë ushqimore dhe nuk e mbështet dhe e monitoron fermerin. Ai thotë se shëndeti i fëmijëve dhe të rriturve vihet në rrezik nga ushqimet me përmbajtje të lartë pesticidesh.
“Aksionet dhe gjobat ndëshkuese ndaj tregtarëve të vegjël dhe propaganda me drejtorë nuk janë zgjidhje, por një përpjekje për të mbuluar dështimin kapilar.
Një qeveri autokratike nuk mund të ketë në konsideratë domatet, qumështin, frutat e perimet e këtij vendi. Ajo ruan kolonat ku mbahet vetë: korrupsionin, pastrimin e parave dhe aktivitetet e jashtëligjshme.
Ky është një sinjal i fortë për qytetaret që mos të pranojnë më një narkoshtet që mburret me dronët, por nuk arrin të garantojë as domatet.”, shprehet Muçollari.









