Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje banorëve të Gazës që të largohen.
“U them banorëve të Gazës, shfrytëzoj këtë mundësi dhe më dëgjoni me kujdes: Ju jeni paralajmëruar. Largohuni që andej.”, thotë Netanyahu.
Ai ka premtuar se do të shkatërronte të gjitha “foletë e terrorit”.
“Ju premtova disa ditë më parë se do të shkatërronim kullat e terrorit të Gazës. Pikërisht këtë po bëjmë. Në dy ditët e fundit, 50 prej këtyre kullave kanë rënë. Forcat ajrore i kanë rrëzuar. Tani, e gjithë kjo është vetëm një hyrje, vetëm një prelud, për operacionin kryesor intensiv – një manovër tokësore e forcave tona, të cilat tani po organizohen dhe përqendrohen në Qytetin e Gazës”, thotë ai.








