-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale në Kosovë, më 17 shtator nis votimi me postë

Kryesoret

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se më 17 shtator pritet të fillojë procesi i votimit përmes postës për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale.

“Periudha e votimit përmes postës vlen vetëm për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për votim përmes postës në periudhën 23 korrik – 29 gusht 2025. Votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës”, tha Elezi.

Në këtë proces zgjedhor, votuesit jashtë Kosovës nuk do të shkarkojnë fletëvotimet nga webfaqja e KQZ-së, por do t’i pranojnë nga KQZ-ja në adresën e tyre të cilën e kanë deklaruar gjatë regjistrimit.

Gjithashtu votuesit e regjistruar do të pranojnë nga dy fletëvotime, një për Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një tjetër për Zgjedhjet për Kuvend Komunal.

Sipas KQZ-së, së shpjeti do të publikohen adresat e kutive postare që do të hapen në shtete të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit