-sidi education-spot_img
23.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: S’ka justifikim, të ndalohen sulmet në Libanin jugor!

Kryesoret

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se “asgjë nuk e justifikon përshkallëzimin e madh të vazhdueshëm në Libanin jugor” dhe se “është urgjente të heshtin armët, të gjitha, një herë e përgjithmonë”, në një postim në platformën X pas bisedimeve me disa udhëheqës të Lindjes së Mesme.

Macron tha gjithashtu se “është thelbësore të arrihet shpejt një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, pas telefonatave me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed dhe Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Me kërkesë të Francës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet urgjentisht nesër në mbrëmje për të shqyrtuar situatën në Liban, pasi Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake dhe pushton fortesën emblematike mesjetare Beaufort.

Presidenti franzes theksoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë autoritetet libaneze në përpjekjet e tyre për të rivendosur sovranitetin e shtetit mbi të gjithë territorin e vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit