Erogen Vaso Brajovic, objektivi kryesor i atentatit të ndodhur më 8 shtator në Shkodër, ka reaguar publikisht duke shprehur dhimbjen për humbjen e dy miqve të tij dhe duke uruar shërim për të plagosurit.
Ai deklaron se distancohet nga çdo lidhje me grupe apo emra të përfolur në media dhe kërkon që drejtësia të hetojë ngjarjen pa paragjykime.
Brajovic, sipërmarrës dhe ish-president i klubit “Tërbuni”, theksoi se ka qenë i përfshirë në jetën sportive e publike të Shkodrës dhe se familja e tij ka një histori përkushtimi ndaj qytetit dhe komunitetit malazez.
Autori i dyshuar i atentatit, Ragip Gila, tashmë është ndaluar nga policia. Ai ka pranuar se shënjestra ishte Brajovic, për arsye personale që lidhen me kërcënime të mëparshme.
Ngjarja tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet për motivet dhe rrethanat vijojnë nga autoritetet.
Reagimi i plotë
Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!
/5pyetjet.al









