Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi pas mesnatës bregun jugperëndimor të ishullit Evia në Greqi, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Athinë.
Sipas Institutit të Gjeodinamikës në Athinë, epiqendra ishte 5 km në veriperëndim të qytetit Nea Styra dhe në një thellësi prej 13.6 kilometrash.
Autoritetet vendore, përfshirë kryebashkiakët e Marathonas dhe Karystos, konfirmuan se deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.
Dridhja është përshkruar si e fortë, por nuk ka shkaktuar panik të madh.









