Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.
Pas mesdite, vranësirat do të shtohen, veçanërisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes.
Në orët e vona të natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë territorin.
Temperaturat do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por rriten gjatë ditës, me minimumin që zbret në 13°C në Pukë dhe maksimumin që arrin deri në 34°C në Elbasan.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 30 km/h, duke sjellë dallgëzim të ulët në brigjet detare.









