Izraeli ka kryer sulme ndaj udghëheqësve të lartë të Hamasit në Doha.
Katari ka reaguar menjëherë pas sulme dhe shprehet se kjo është një shkelje flagrante.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit ka dënuar “me termat më të ashpër të mundshëm” sulmin për të cilin Izraeli tashmë ka marrë përgjegjësinë, raporton BBC.
“Shteti i Katarit e dënon fuqishëm këtë sulm dhe rithekson se nuk do të tolerojë këtë sjellje të papërgjegjshme të Izraelit dhe ndërhyrjet e vazhdueshme që rrezikojnë sigurinë e rajonit, si dhe çdo veprim që cenon sigurinë dhe sovranitetin e tij”, përfundon deklarata.









