Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj disa ish-zyrtarëve të Malit të Zi të cilët dyshohen për përfshirje në korrupsion të lartë dhe mbështetje të rrjeteve të trafikimit ndërkombëtar të drogës.
Në mesin e personave të sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviq, si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica.
Ata tani kanë ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas SHBA-së, Bozhoviq ka shfrytëzuar pozicionin e tij publik për të mbështetur veprimtaritë kriminale dhe rrjetet e trafikut të drogës ndërkombëtare.
Ndërsa Medenica akuzohet për abuzim me detyrën duke ndihmuar një organizatë kriminale të kontrabandës, duke manipuluar vendimet gjyqësore dhe duke pranuar ryshfete në këmbim të favoreve ligjore.









