Presidenti i Italisë Sergio Mattarelli komentoi situatën e tensionuar në Poloni lidhur me përdorimin e dronëve rusë, duke e cilësuar situatën si alarmante.
Gjatë vizitës së tij në Slloveni, ai paralajmëroi për rrezikun që sjellin veprimet e pakontrolluara dhe për mundësinë që ato të çojnë në një përshkallëzim të dhunës.
Mattarella kujtoi edhe fillimin e Luftës së Parë Botërore në 1914, duke theksuar se sjelljet e pamatura mund të kenë pasoja serioze, edhe nëse nuk janë të qëllimshme.
Ai nënvizoi rëndësinë e menaxhimit të situatës për të shmangur konflikte më të mëdha.