-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mjaft më”- BE: Plani me tre pika kundër Izraelit

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar një plan me 3 pika për të mbrojtur Gazën dhe ndëshkuar Izraelin. “Komisioni do të bëjë gjithçka që mundet të bëjë. Ne duhet të ndalim të gjitha pagesat për shtetin e Izraelit, shoqërinë civile në këtë shtet.

Së dyti, duhet të vendosim për veprime të tjera me Parlamentin Evropian kundër ministrave ekstremistë, për ata që nxisin dhunën në këtë rajon, dhe do propozojmë ndërprerjen e marrëveshjes së asociimit me Izraelin derisa të ndalet dhuna në Gaza.

Jam e vetëdijshme që kjo do të jetë e vështirë të gjejë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare dhe mund të duket e tepruar, por ne duhet të marrim përgjegjësi mbi vete. Plani i tretë është të ofrojmë mbështetje humanitare për rindërtimin e Gazës. Kjo do të jetë një përpjekje ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët evropianë.”, tha von der Leyen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit