Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka paraqitur një rekurs në Gjykatën e Lartë për të anuluar vendimin e arrestit me burg.
Ai kërkon rishikimin e masës duke kërkuar informacion dy mujor mbi arsyet e arrestimit dhe pretendon se ky vendim është në shkelje të ligjit.
DETAJET E ÇESHTJES
Nr.Çështjes: 61014-00538-00-2025
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Dorëzuesi: ERION VELIAJ
Data e regjistrimit: 10/09/2025
Inicializuar: Rekurs
Titulli i çështjes: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Ardhur prej: Gj. Pos kundër Korrupsionit Krimit Org, Shk e Parë
Objekti i padisë/akuzës: Informacioni dy mujor per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg” per personin nen hetim Erion Veliaj dhe per zbatimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi” per personin nen hetim Elman Abule, lidhur me hetimet paraprake per procedimin penal Nr.27, te vitit 2024 te Prokurorise se Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar.
Baza ligjore: Neni 248 i K.Pr.Penale.
Statusi i çështjes:Në Proçes
PALËT
Kërkues: PROKURORIA E POSACME KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR
Person nën Hetim: ERION VELIAJ
Person nën Hetim: ELMAN ABULE