Kuvendi i Shqipërisë hap sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, duke shënuar fillimin e një sezoni politik të ri, me përbërje të re parlamentare, drejtues të rinj dhe pritet gjithashtu të ketë ndryshime thelbësore në funksionimin institucional të tij.
“Ky parlament është jolegjitim, është parlamenti i karteleve të drogës, i miliarda eurove të vjedhura të shqiptarëve, është parlamenti i dhunimit të fjalës së lirë, i farsës elektorale.
Në këtë kontekst, hap më jolegjitim që bën sot PD nuk ka, por ne e kemi betejë dhe do ta vazhdojmë këtë betejë me gjithë forcat tona“, tha Berisha.