-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Niko Peleshi zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit: Nder dhe përgjegjësi e madhe

Kryesoret

Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i Kuvendit. Në votim morën pjesë vetëm Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike hodhi në kuti disa pankarta ironizuese.

Në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, ku 84 ishin vota të vlefshme dhe ku 3 ishin kundër, ndërsa abstenim 0.

Deputetët demokratë në formë proteste për të shprehur kundërshtinë e tyre kundër Niko Peleshit si kryetar Kuvendi përplasën tavolinat me duar.

Ndërsa Niko Peleshi në fjalën e tij u shpreh se ishte nder dhe përgjegjësi e madhe për të drejtuar këtë detyrë që i është caktuar.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të nderuar ambasadorë, të nderuar përfaqësues të komunteteve fetareve, zonja dhe zotërinj deputetë. Besimi që më dhatë sot është një nder dhe përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës, dijet dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve”, tha Peleshi.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit