-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zgjodh Kryeparlamentar/ Peleshi: Shqipëria në BE do të udhëheqë diplomacinë tonë parlamentare

Kryesoret

Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i Kuvendit me 84 vota pro dhe 3 kundër.

Peleshi gjatë fjalës së tij në krye të Kuvendit u shpreh se energjia e tij do të vihet në shërbim të qytetarëve dhe Shqipërisë.

“Një moment historik për Shqipërinë, ndaj ndihem dyfish i vlerësuar dhe thellësisht mirënjohës dhe angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Dëshiroj të falenderoj Elisa Spiropalin për kontributin e vyer gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falenderoj të gjithë deputetët, pavarësisht votës pro apo kundër apo mospjesëmarrjes në votim dhe do bëj gjithçka mundem për të krijuar hapësirën e nevojshme të fjalës në parlament, statusin e ri dinjizot të deputetit dhe kuvendit, infrastrukturës së përshtatshme për lehtësimin e punës së deputetit.

Do doja të vendosnim një standard të ri të respektimit të Kushtetutës, rregullores dhe Kodit të Etikës. Ne jemi bashkëudhëtarë dhe kontribues në segmentin final dhe të shumëpritur të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Objektivi strategjik që synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 do udhëheqë diplomacinë tonë parlamentare në vitet që vijnë. Ky është angazhim që kërkon punë të pandërprerë.

Gjuha e urrejtjes, dhuna verbale bëhen pengues për të ndërtuar mendësinë e re europiane. E kundërta modelojnë shoqërinë bashkëpunuese. Marrëdhëniet me PE do të thellohen më tej, ndërsa do thellojmë komunikimin me parlamentet e 27 vendeve anëtare. Është detyra jonë të mbajmë gjallë bashkëpunimin me Kuvendin Kosovës dhe të punojmë për të drejtat e shqiptarëve kudo në rajon.

Do ushtrojmë kontrollin ndaj Ekzekutivit duke kërkuar llogari”, tha Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit