-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Genci Gjokutaj: Korrupsionin do ta bëjë Diella e paratë do t’i hajë krijuesi i saj që është vetë KM!

Kryesoret

Kjo eshte Ministerja “transgjinore” e krijuar me AI anëtare e Qeverise Rama 4!

Kjo Ministre pavarësisht se është krijuar me Inteligjencë Artificiale u dekretua me procedurën e Injorancës Njerëzore dhe do të mbulojë sektorin e Prokurimeve Publike!

As më shumë e as më pak korrupsioni Qeveritar dhe Kryeministror do te transferohet tek algoritmet e Diellës!

Perfundimisht krimi dhe korrupsioni do te bëhen me intelektuatë dhe inteligjentë se kurre!

Kjo Diella nuk do të kete as mbiemer, as familje apo femije! Ajo do të vjedhë shume dhe nuk do te shpenzoje asgje! Madje as zyre, automjet apo bodyguarde nuk do te kete!

Diella nuk mund te thirret ne SPAK apo GjKKO, nuk mund te pyetet si deshmitare apo te merret si e pandehur! Nderkohe qe mund te vazhdoje te vjedhë pa u shqetesuar!

Kesisoj Diella Artificiale dhe Inteligjente do te vjedhe per llogari te KM dhe Ministrave reale dhe nuk do ti hyje gjemb ne kembë! Megjithese as kembe e as kokë nuk do të ketë!

Eh more Zoti KM! Vuajte gjate duke te akuzuar por me ne fund e gjete zgjidhjen!

Korrupsionin do ta bëjë Diella e paratë do ti haje krijuesi i saj qe është vete KM!

Rast unik thotë shtypi botëror!

Vertet unik! Sepse nga sot e tutje KM dhe Qeveria lekët që kanë ndermend mundet lirisht ti fusin në Bankë! Fale Diellës që gjithsesi nuk është betuar! Sepse eshte krijuar per te vjedhur! G😢😂😡🙈

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit