Xhudisti Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen e artë për Kosovën. Në lidhje me këtë ka reaguar babai i tij, Anton Cena, i cili shprehet se kjo medalje vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të Dardanit.
“Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit, disiplinës dhe talentit të tij, por edhe i punës së palodhshme pas tij.
Një falënderim i veçantë shkon për trajnerin Driton Kuka, arkitekt i shumë kampionëve shqiptarë, si dhe për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të çmuar si mentore dhe frymëzim për Dardanin”, shkruan Anton Cena.