Një automjet tip Benz humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal pranë aksit që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.
Brenda makinës ndodheshin dy gra, të cilat mbetën të bllokuara për disa minuta.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të zjarrfikësve dhe autoambulancave, dy të plagosurat u nxorrën nga makina dhe u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti pësoi dëmtime të shumta.