-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj paralajmëron: Ora e opozitës po troket

Kryesoret

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në një intervistë ka treguar betejat kryesore politike që do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature.

Gjekmarkaj tha se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës. Ai theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.

“Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.

Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjekmarkaj në A2 CNN.

Ai nënvizoi se “ora e opozitës po troket. Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit