Në orën 17:00 pritet që të nisë seanca e dytë parlamentare për sot, ku pritet të realizohet votimi për drejtuesit e komisioneve parlamentare.
Ne seancën që u mbajt më herët pati një përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me ndryshimin e rregullore së Kuvendit.
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi që mazhoranca të tërhiqej dhe të mos miratonte ndryshimet, duke i akuzuar për shkelje të Kushtetutës.









