Hungaria ka thënë se nuk do të ndalojë importin e naftës nga Rusia, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Ministri hungarez për Çështjet e BE-së, Janos Boka pas një takimi në Bruksel me zyrtarë të Bashkimit Evropian deklaroi se arsyeja kryesore është mungesa e alternativave reale dhe të qëndrueshme për furnizimin me energji.
Sipas raportimeve të Euractiv, Boka theksoi se pozita gjeografike e Hungarisë, një shtet pa dalje në det dhe me infrastrukturë të kufizuar për diversifikimin e furnizimeve energjetike, e bën të vështirë shkëputjen e menjëhershme nga nafta ruse.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar më mirëkuptues ndaj kësaj situate.









