-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni kundër skemave piramidale online/ Katër të arrestuar, dy me detyrim paraqitje

Kryesoret

Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka vendosur masa sigurie për 6 persona të arrestuar në kuadër të operacionit policor “XUEX”, i cili synon goditjen e skemave piramidale online që kanë vepruar në disa qytete të Shqipërisë, me fokus kryesor në Qarkun Fier.

Katër prej të arrestuarve janë lënë në burg për 60 ditë, ndër ta Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi. Ndërsa për Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Skema mashtruese u zbulua falë punës së agjentëve të infiltruar në polici dhe pritet që në ditët në vijim të arrestohen edhe persona të tjerë të përfshirë. Ndërkohë, çifti i bashkëshortëve Erledio dhe Alma Shebeku janë ende në kërkim nga autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit