-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës kryen bastisje në disa komuna, 5 të arrestuar

Kryesoret

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka bastisur disa komuna në lidhje me një rast të vitit 2024.

Policia ka bastisur pronat e5 personave të dyshuar në Shtime, Lipjan, Drenas dhe Viti. Gjatë bastisjes kanë sekuestruar një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.

Ndërsa pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Shtime, Lipjan, Drenas Viti 2024. Më 16.09.2025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona. Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit