Ushtria izraelite ka njoftuar urdhrin për evakuimin e disa fshatrave në jug të Libanit, në prag të një fushate të re sulmesh ajrore kundër lëvizjes shiite Hezbollah.
Ky veprim është një përgjigje ndaj aktiviteteve të Hezbollahut, të cilin Izraeli e cilëson si një organizatë terroriste pro-iraniane.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Mbrojtjes të Izraelit, kolonel Avichay Adraee, shpalli në një mesazh në rrjetet sociale se “Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit do të ndërmarrë goditje ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor, në të ardhmen e afërt.”
Sipas tij, ky reagim është një përgjigje ndaj “përpjekjeve të ndaluara të Hezbollahut për të rikthyer aktivitetin ushtarak në këtë rajon.”
Përplasjet mes forcave izraelite dhe Hezbollahut janë intensifikuar ndjeshëm në javët e fundit, duke rritur tensionet në kufirin midis Izraelit dhe Libanit. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime për mundësinë e hapjes së një fronti të dytë lufte për Izraelin, përveç atij të zhvilluar në Rripin e Gazës.