Në seancën e sotme deputetët e opozitës goditën me bidona uji dhe me librin e Kushtetutës, kryeministrin Edi Rama dhe ministrat.
Si pasojë e kësaj sjellje, Partia Socialiste kërkon ndëshkimin e deputetëve demokratë dhe përjashtimin e atyre që krijojnë kaos në Kuvend.
Partia Socialiste ka depozituar kërkesën në Kryesinë e Kuvendit dhe pritet që në vijim kjo të shqyrtohet nga organet përkatëse.









