-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PL: I bashkohemi PD për përsëritje të seancës, mosbetim të qeverisë dhe shkarkimin e Peleshit

Kryesoret

Partia e Lirisë në një konferencë të shtyp u shpreh se i janë bashkuar nismës së Partisë Demokratike për përsëritje të seancës, mosbetimit të qeverisë dhe mocionit për shkarkimin e Niko Peleshit.

Tedi Blushi dhe tre deputetët Erisa Xhixho, Brunilda Haxhiu dhe Edmond Haxhinasto akuzuan mazhorancën për shkelje të Kushtetutës.

“Ai nuk përgjigjej dot për gjithë këto pyetje dhe me shkeljen e Kushtetutës nuk ka më dyshim se nuk na çon dot më në Bashkimin Evropian. Ai iu shmang sot përballjes me opozitën, sepse ai është autori i kapjes prej fyti të sistemit të drejtësisë, duke e renditur Shqipërinë si të vetmin vend në Europën demokratike ku ka të burgosur politikë, ku kërcënon, shantazhin dhe ku rregullorja e burgjeve vlen më shumë se Kushtetuta. Presidenti i PL vijon të mbahet në izolim pa prova e fakte, pa proces ligjor, që prej 21 tetorit 2024, kurse Edi Rama vijon të jetë i lirë të vjedhë, edhe pse provat janë në dritë të diellit, ose si rasti i aferës McGonigal dhe kjo ndodh e reforma është shndërruar në Ramaformë dhe qëllimi është për të vrarë opozitarizmin”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit