Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kelmend, Shkodër ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një rënieje nga një terren malor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 në vendin e quajtur “Kozhnje”, ku M.Ç., banues në fshatin Fushë-Grudë, po ecte në një terren të thepisur dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të kuptuar arsyen që e çoi viktimën në një zonë të rrezikshme malore.
Rrethana të tjera të ngjarjes do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.