-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha denoncon: Balluku i kërkon një shumë të majme biznesmenit për një tender

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për shtyp ka bërë një denoncim në lidhje me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Berisha foli për një bisedë të Ballukut me një biznesmen, ku ajo ka kërkuar një përqindje të majme për një tender.

“Qytetari dixhital sot është para jush me informacionin shumë të rëndësishëm.
Qytetari dixhital informon se Lubi Balluku lakohet shumë në bisedën telefonike të një biznesmeni me një person tjetër.
Lakohet për një tender, në të cilin Lubi Balluku, sipas biznesmenit, ka kërkuar një përqindje të majme për të akorduar tenderin.
Sipas qytetarit dixhital, ky regjistrim i është dërguar kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, nëpërmjet famozit Ergys Agasi.
Mënyra se si është bërë regjistrimi, nuk kam të dhëna nga qytetari dixhital.
Por ai pohon dhe insiston se ky regjistrim është dërguar dy javë më parë në zyrën e Edi Ramës.
Natyrisht ky regjistrim nuk e ka penguar Edi Ramën të emërojë atë zëvendëskryeministre, pasi me Lubinë e lidhin aferat e tmerrshme korruptive.
E lidh tuneli i Llogarasë, në të cilin del se kanë futur në xhep jo 50 milionë, por 90 milionë euro.
E lidh bllokimi i supervizimit të ndërtimit të djegësit të Tiranës nga drejtoria që varej direkt nga Lubi Tuneli, dhe meqë Rama ishte përfituesi kryesor i 130 milionë eurove të zhdukura, kjo nuk ka dorëzuar qoftë një raport të vetëm të mbikëqyrjes, që është detyra me kontratë, të ndërtimit të djegësit, duke besuar se do lante duart me krimin e saj të shëmtuar dhe do fajësonte Erion Veliajn.
Theksoj këtu se Erion Veliaj në këtë çështjen e supervizimit është po aq fajtor sa vetë Lubia, pra janë bashkëfajtorë, sepse edhe ky ka pasur zotim me shkrim që do ta mbikëqyrë.
Por, as njëri, as tjetri nuk janë marrë me të.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit