-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lokali i kthyer në pikë bastesh sportive, arrestohet 34-vjeçari dhe në kërkim një tjetër

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si dhe ka proceduar pronarin e lokalit. Gjatë operacionit, policia ka kontrolluar një lokalin në rrugën “Mikel Maruli”,i cili ishte kthyer në pikë bastesh sportive.

34-vjeçari Roland Uka u arrestua, teksa po vendoste baste sportive përmes celularit të tij brenda lokalit. Ndërsa E. P. (T.), 32 vjeç, u shpall në kërkim, pasi në një çantë të lënë në ambientet e lokalit u gjet një sasi lënde narkotike. Ndërsa I. K., 32 vjeç, pronari i lokalit, po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit, efektivët sekuestruan një sasi kokainë, një celular, me të cilin kryheshin bastet sportive dhe disa mjete identifikimi, të cilat janë nën verifikim. Ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit