-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rohde: Masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, por disa shtete të BE-së janë ende skeptike

Kryesoret

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka folur rreth sanksioneve ndaj Kosovës. Rohde tha se sanksionet kanë targetuar tek njerëzit e gabuar.

“Masat, dua të them se Gjermania, pozita jonë është dhe mbetet që masat duhet të hiqen, sepse ato i kanë targetuar njerëzit e gabuar. [Pse nuk po hiqen?] Sepse janë disa vende në BE që janë skeptike, ato janë dashur të hiqen vitin e kaluar, dhe përsëri ka pasur disa masa kundër institucioneve”, tha ai në Klan Kosova.

Sipas tij sanksionet nuk po hiqen për shkak se disa vende në Bashkimin Evropian janë ende skeptikë. Ai shtoi se kur veprimet janë shqetësuese, vendosen sanksionet.

“Thuhet se veprimet shqetësuese vendosin sanksione në Kosovë, për shkak të obligimeve. Sepse nëse jo, ndodhin shtrëngime në raporte, dhe kjo do të thotë se gjendja nuk është në rregull. Por kjo s’do të thotë se Gjermania nuk është partner i ngushtë me Kosovës, sepse jemi dhe do të jemi”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit