Serbia zhvilloi një paradë të madhe ushtarake në Beograd me moton “Forca e Unitetit”, ku morën pjesë mbi 10 mijë ushtarë dhe mijëra pajisje luftarake. Për herë të parë u ekspozuan publikisht sistemet izraelite “PULS” dhe dronët “Hermes 900”, si dhe u prezantuan avionët “Rafale” dhe “MiG-29”.
Në paradë ishin të pranishëm presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, princi i Bahreinit, aktori Steven Seagal dhe lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.
Ngjarja u zhvillua në sfondin e protestave antiqeveritare, të nxitura nga tragjedia në Novi Sad. Autoritetet serbe thanë se parada nuk kishte qëllime politike.