Atletico Madrid vazhdon të zhgënjejë në kampionat, duke u ndalur këtë herë në barazim 1-1 në fushën e Mallorcas.
Skuadra e Simeones kaloi e para në avantazh me Gallagher, por në minutën e 85-të, Vedat Muriqi barazoi shifrat me një gol të vonë.
Sulmuesi i Kosovës vazhdon formën e shkëlqyer, pasi javën e kaluar realizoi dopietë ndaj Espanyolit. Ky ishte një tjetër gol i rëndësishëm për Muriqin, që më herët ka shënuar edhe ndaj Real Madridit, duke treguar se di të shfrytëzojë ndeshjet e mëdha.