Forcat operacionale të policisë së burgjeve kanë kryer kontrolle në mesnatë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Subjekt kontrolli kanë qenë edhe persona që vuajnë burgime të përjetshme.
Në fokus të forcave operacionale kanë qenë gjetja e sendeve të kundraligjshme si telefona apo sende të tjera komunikimi.
Efektivët kanë gjetur disa sende me vlerë për hetimin, por nuk bëhet e ditur se kujt nga të burgosurve i janë kapur, informon gazetari i Syri.Tv, Fatjon Gjinaj.