-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Belgjika: Do të njohim Palestinën dhe do të vendosim sanksione ndaj Izraelit

Kryesoret

Ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot ka shpallur njohjen simbolike të Shtetit të Palestinës nga Belgjika dhe ka bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë izraelite.

Ai theksoi se njohja do të formalizohet në një fazë të dytë, kur të arrihen kushtet për një marrëveshje politike.

“Ne e njohim qartë Palestinën, legjitimitetin e popullit palestinez për të parë një shtet të tillë. Ne do ta formalizojmë atë administrativisht dhe ligjërisht në një fazë të dytë…, ” shprehet Prevot

Prevot gjithashtu deklaroi se, përveç njohjes, Belgjika do të angazhohet për masa sanksionuese ndaj Izraelit për të shtuar presionin dhe për të mundësuar shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Ai e bëri këtë deklaratë para se të udhëtonte për në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku do të mbështeste nismën për njohjen politike të Palestinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit