Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 37-vjeçarit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.
Ndërkohë po vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.