Presidenti Vladimir Putin i ka thënë Këshillit të Sigurisë së Rusisë se ishte gati të zgjaste New Start për një vit në interes parandalimit global të rrezikut të armëve bërthamore dhe poër të nxitur dialogun me Uashingtonin për marrëveshje pasuese.
Putin tha se është i gatshëm ta zgjasë për një vit marrëveshjen nëse edhe Donald Trump do të ishte i gatshëm për të njëjtën gjë.
“Rusia është e gatshme të vazhdojë të respektojë kufizimet numerike kryesore sipas Marrëveshjes New START për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin.
“Më pas, bazuar në analizën e situatës do të marrim një vendim nëse do të vazhdojmë me këto kufizime vetë-imponuara vullnetarisht. Besojmë se kjo masë do të jetë e qëndrueshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë në mënyrë të ngjashme dhe nuk ndërmarrin hapa që minojnë ose shkelin balancën ekzistuese të kapaciteteve të frenimit”, tha presidenti rus, raporton Sky News.